Lajmet e fundit
Real Madrid dhe Atletico Madrid pritet që të kenë fitim të përgjithshëm mbi 100 milionë euro nga ky edicion i Ligës së Kampionëve.

Real Madrid dhe Atletico Madrid do të përfitojnë mbi 10 milionë euro, pa marrë parasysh rezultatin e finales së San Siros.
Fituesi i sfidës pritet të marrë 15 milionë euro, që është për 4.5 milionë euro shpërblim më i madh se ai për humbësin e kësaj sfide.
Deri tani, Los Blancos kanë arkëtuar 38.5 milionë euro, ndërsa Los Colchoneros rreth 37.5 milionë euro.
Në këto përllogaritje janë hequr të drejtat televizive dhe kontratat tjera, pasi që ashtu fitimet nga Liga e Kampionëve janë mbi 100 milionë euro për finalistët e këtij edicioni.