Lajmet e fundit

Që kur kampionati anglez quhet Premier League, numri i futbollistëve afrikanë që kanë luajtur në këtë ligë është 246. Nga këta janë shënuar gjithsejtë 1.776 gola dhe janë bërë 14.210 paraqitje.
Legjenda e Chelsea, Didier Drogba është golashënuesi më i mirë me 104 gola, Kolo Toure ka më së shumti paraqitje 394 kurse kombëtarja nga e cila kanë luajtur më së shumti futbollistë në ishull ka Nigeria 35.
Portsmouth është skuadra angleze që ka pasur më së shumti në përbërjen e saj futbollist nga Afrika, kurse Bradford, Nottingham, Oldham dhe Sëindon nuk kanë pasur asnjë të vetëm, transmeton Klan Kosova.