Lajmet e fundit

Javën e kaluar, Princesha Katerina e Uellsit, pranoi se ishte diagnostikuar me kancer përmes një video-mesazhi të publikuar.
Megjithatë, pas publikimit të videos, njerëzit kanë pyetur veten pse burri i saj, Princi Ëilliam, nuk ishte ulur pranë saj, ndërsa ajo po fliste me njerëzit e Mbretërisë së Bashkuar dhe në mbarë botën, transmeton Klankosova.tv.
Këtë e ka shpjeguar një burim.
Burimi tha për The Times: “Ajo nuk kishte nevojë që dikush të ulej pranë saj, donte të fliste vetëm si një grua e fortë që ndanë mesazh të tillë për kombin. Ëilliam e ka mbështetur atë në sfond”.
Një burim tjetër tha gjithashtu se video-mesazhi nuk ishte si një përgjigje ndaj thashethemeve dhe teorive konspirative se ku kishte qenë ajo, por për shkak të ndjenjës së saj të përgjegjësisë për rolin e saj në publik.
https://twitter.com/KensingtonRoyal/status/1771235267837321694?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1771235267837321694%7Ctwgr%5Efb4c76cefe8b400e9209e71048d3e01246191d67%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.justjared.com%2F2024%2F03%2F26%2Ffind-out-why-prince-william-didnt-join-kate-middleton-for-cancer-diagnosis-video-message%2F%3F%3Dmorehere