Lajmet e fundit

Për dashurinë që kishte për kafshët një grua nga Singapori vendosi që qentë e saj të i ngjyros si pandat.
Por e gjithë kjo sipas Mail Online, u bë përshkak se zonja Meng Jiang, kishte për të publikuar një projekt fotografik, që përfshin kafshët e pikturuara, përcjellë Klan Kosova.
Megjithatë ajo ngjyrosi qentë e saj si të ishin panda, dhe për këtë vepër ajo u kritikua duke u cilësuar si akt mizor ndaj kafshëve.
Fotografitë të cilat u publikuan në rrjetet online, u admiruan shumë megjithatë morën shumë kritika ndërkaq ajo kur publikoi fotografitë e qenëve të ngjyrosur me dizajn pande, e konfirmoi se ngjyra ishte profesionale dhe 100% organike, transmeton Klan Kosova.
Ky konfirmim erdhi pas një peticioni me 1900 nënshkrime që ishin përgatitur kundër postimeve të zonjës Meng që paraqisnin qentë si një panda.