Lajmet e fundit

Në tetor të vitit 2015, një studim tregoi se “Facebook” ishte kërcënimi më i madh në një lidhje pasi i inkurajonte njerëzit që të tradhtojnë, ndërkohë që kërkimet e “Cyberpsychology Behaviour and Social Networking” vërtetuan se, një pëlqim në punë mund të dëmtojë më shumë marrëdhënien tuaj.
Megjithëse nuk ka një përgjigje definitive përse njerëzit tradhtojnë, studimet kanë përmbledhur disa shkaktarë të fenomenit të tradhtisë, shkruan shekulli. Këto shkaqe janë bazuar në rrëfime personale të personave që duke fsheur anonimatin, kanë treguar arsyet që kanë tradhtuar:
“Sepse dua të eksploroj biseksualitetin tim”
“Ai u bë i ngjitshëm dhe nuk më dukej më si një lidhje e vërtetë”.
“Sepse sa herë tentoj ta prek ai tërhiqet ose nëse e pyes të më preki më refuzon. Nuk marr më asgjë nga ai. Më bën të ndjehem e refuzuar”.
“Ai nuk me bën të ndjehem e vlerësuar”.
“Prekja e një njeriu të ri apo të ndaluar është shumë tunduese”
“Sepse ai nuk kujdeset për mua e nuk më ndihmon financiarisht. Unë jam kujdesur për të për 5 vite”.