Aktoret Naomie Harris dhe Kate Beckinsale ishin në mesin e fituesve në festivalin e filmit London Critics' Circle Awards.
Naomie Harris u vlerësua si aktorja më e mirë për rolin e saj në ‘’Moonlight’’ ndërsa, Beckinsale fitoi çmimin aktorja britanike/irlandeze e vitit, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq ‘’La La Land’’ u emërua si film i vitit.
Çmimet tjera të kësaj ceremonie shkuan për Casey Affleck i cili u vlersua, aktori i vitit për rolin në filmin ‘’Machester by the Sea’’ dhe Andrew Garfield për rolin e ‘’Silence and Hacksaw Ridge’’ ku u vlerësua si aktori më i mirë i vitit britaniko/irlandez.
Ceremonia e çmimeve erdhi përpara nominimeve të Oskar të së martës, ku Harris, Huppert dhe Affleck pritet të kryesojnë.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.