Lajmet e fundit

Më pak se një orë ka mbetur deri në fillimin e ndeshjes Shqipëri – Rumani.
Për këtë ndeshje Gianni De Biasi nuk do të mund të llogarisë në futbollistin Burim Kukeli i cili është i suspenduar.
Në faqen e UEFA-s shkruan se asnjë futbollist i kuqezinjëve nuk është i lënduar ndërsa nuk ka edhe ndonjë që mund të jetë i dyshimtë për paraqitje.
Kurse të kundërshtari – Rumania në dyshim janë Rat, Filip dhe Pintilii, transmeton Klan Kosova.