Lajmet e fundit
Strategu italian do të marrë drejtimin e zikaltërve, pas dështimit total të holandezit Frank De Boer

Stefano Pioli është trajneri i ri i Inter, raportojnë mediet italiane.
Frank De Boer dhe Inter ndanë rrugët, pas rezultateve të dobëta të holandezit në drejtimin e skuadrës nga Guiseppe Meazza.
Trajneri holandez u dëbua pas 5 fitoreve dhe 7 humbjeve, dhe vetëm 2 barazimeve në 14 ndeshje në kampionat dhe Europa League.
Ai është trajneri i tetë që shkarkohet që nga epoka kur në krye të zikaltërve ka qenë Jose Mourinho.