Anglia dhe Zvicra do të përballën këtë të shtune në çerekfinale të EURO 2024.
E lidhur me këtë super ndeshje, shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka zbuluar gjyqtarin që do ta gjykojë ballafaqimin e Anglisë me Zvicrën ku do të zhvillohet në stadiumin e Dusseldorfit.
Daniele Orsato, njëri nga më të mirët, do të jetë ai që e gjykon takimin e së shtunës nga ora 18:00.
Orsatos do t'i bashkohen tre italianë, Ciro Carbone dhe Alessandro Giallatini si asistent dhe Massimilano Irrati në sistemin VAR.
Kurse gjyqtar i katërt do të jetë gjermani, Daniel Siebert.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.