Fansat e serialite Breaking Bad do të duhet të presin vetëm deri në tetor për filmin El Camino.
Netflix zgjoi kurreshtjen e fansave me një trailer për filmin dhe njoftoi përmes Twitter se do të jetë në shërbimin e transmetimit më 11 tetor.
El Camino sjell Aaron Paul në rolin e "kuzhinierit" të metamfetaminës kristal Jesse Pinkman. Gjithashtu u bë e ditur se filmi është shkruar nga krijuesi i serialit, Vince Gilligan.
Ende nuk e dimë nëse Bryan Cranston, i cili luajti Walter White, do të rikthehet në film.
https://www.youtube.com/watch?v=lZKqMVPlDg8
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.