Lajmet e fundit

Për të shpenzuar çdo sekondë të jetës suaj me dobi, mësoni si ta bëni trurin të jetë arma më e fortë dhe vullnetin motorin e palodhur të realizimit të dëshirave tuaja “Ne jemi ajo ç’ka bëjmë vazhdimisht. Përsosmëria nuk është një akt, por një zakon”, ka thënë Aristoteli shumë kohë më parë.
Kështu, ditë pas dite, ne jemi ata që mund të ndërtojmë vetë suksesin tonë, por kjo kërkon angazhim, durim dhe vullnet. Për të mbetur te vullneti, ja cilat janë zakonet e provuara shkencërisht se do t’jua forcojnë atë.
Meditimi është thjesht praktika që jua sjell mendimet në të tashmen. Rreth 47 për qind e jetës sonë kalon duke reflektuar për të shkuarën ose duke menduar rreth së ardhmes. Meditimi është pikërisht kjo dhuratë që e kthen mendjen tonë në të tashmen, largon çdo shpërqendrim dhe përqendrohet thjesht te frymëmarrja. Nëse e keni mendjen të pastër dhe të përqendruar, atëherë synimet tuaja nuk do të eklipsohen nga asgjë.
Për të pasur sa më shumë përfshirje, sigurohuni që truri juaj të marrë mjaftueshëm glukozë që do të shndërrohet më pas në energji. Çdo ushqim që përmban kalori do t’ju japë glukozë, por jo çdo glukozë krijohet njëlloj. Ushqimet me sheqer ju japin glukozë që ka efekt afatshkurtër, por gjëja më e mirë që mund të bëni është të krijoni një balancë të qëndrueshme dhe afatgjatë. Po ashtu hani proteina, fruta të thata, fruta të freskëta dhe perime.
Mos lejoni që kjo gjë t’ju errësojë gjykimin dhe t’ju mbajë larg synimeve tuaja në jetë. Flini mjaftueshëm për të pasur një vullnet çeliku që do t’ju hapë dyert në plotësimin e ëndrrave dhe në arritjen e suksesit. Për të fjetur sa më mirë sigurohuni që dhoma juaj të jetë e errët, po ashtu mund të merrni një sy gjumë edhe gjatë ditës.
Gjithashtu, sa më tepër të stërviteni aq më në kontroll të emocioneve tuaja do të jeni, do të pakësoni duhanin, alkoolin, kafeinën, do të kurseni më shumë para dhe do të hani më shëndetshëm. Të gjitha këto lidhen patjetër me forcimin e vullnetit, i cili do t’ju duhet shumë në jetë.