Lajmet e fundit

Është në praktikën e përditshme mjekësore që për të vendosur mbi sëmundjet e sakta që kanë pacientët, u kërkojnë një grafi, apo shpesh një skaner, i cili kryhet edhe me lehtë. Mirëpo, këto ekzaminime kanë qenë shpesh objekt i debateve ndërmjet mjekëve nëse shkaktojnë dëme në shëndetin e njeriut apo jo.
Celeste Robb-Nicholson, një mjek radiolog mjaft i njohur në Universitetin e Harvardit, ka folur hapur duke prezantuar dy dëmet kryesore në organizëm që shkaktohen prej rrezeve të përdorura.
Mjeku Celeste ka pranuar që rrezatimet nuk janë të rrezikshme, kur përdoren në dozat e duhura. Madje, edhe ekzaminimet si kimioterapia, nuk sjellin probleme në shëndet, shkruan bota.al. Është vënë re se tek të sëmurët me kancer, humbet përkohësisht aftësia riprodhuese gjatë periudhës së kimioterapisë, e cila rikthehet më vonë me përfundimin e kimioterapisë.
Mirëpo, pavarësisht këtyre përfundimeve, kujdesi duhet treguar në rastet e ekspozimeve të vazhdueshme ndaj rrezatimeve, sepse askush nga ne nuk do të donte të shkonte për t’u shëruar dhe vite më vonë t’i shfaqej kanceri në një organ, apo të mësonin se kanë humbur fertilitetin si pasojë e një ekzaminimi të rekomanduar prej mjekëve. Për këtë arsye, jini kërkues ndaj tyre për të mbrojtur shëndetin tuaj. Fillimisht pyetini nëse ai ekzaminim është i nevojshëm dhe më pas kërkojini të jenë të kujdesshëm përgjatë gjithë procedurës imazherike.