Lajmet e fundit

Cristiano Ronaldo ka insistuar se është i lumtur në Real Madrid dhe se nuk e ka në mend që të largohet nga ky klub.
Portugezi ka qenë i lidhur me një largim nga Santiago Bernabeu, ku si skuadra të mundshme janë përmendur PSG dhe Manchester United.
“Real Madrid është një klub në të cilin ka shumë presion, si jashtë ashtu edhe brenda, por këtu kam qenë për shumë vite dhe do të vazhdojë të qëndrojë”, ka thënë Ronaldo.
Ai ka thënë se është shumë i lumtur te Los Blancos dhe pra nuk e ka në plan që të largohet, transmeton Klan Kosova.