28.04.2019 · përditësuar para 2631 dite1 min lexim
Princi William ka folur për fëmijën e ardhshëm të vëllait të tij Princit Harry me bashkëshorten e tij Meghan Markle.
Ai u pyet nëse ka ndonjë shenjë nga foshnja, gjatë vizitiës së tij në Zelandën e Re, transmeton Klan Kosova.
“Nuk e kam telefonin me vete. Nuk kam asnjë ide. Ju do ta kuptoni para meje”, u përgjigj ai me shaka.
Ndërsa data e lindjes së fëmijës ende nuk dihet, Meghan dhe Harry kohëve të fundit konfirmuan se nuk do të paraqiten me fëmijën menjëherë pas lindjes.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.