Sot tek Ora e Pasdites, vjen vajza e maleve, ajo e cila preki majat më të larta në botë, Uta Ibrahimi me të cilën do të flitet rreth librit të saj “Uta e Maleve", libër i ilustruar për fëmijë, që flet për ekspeditën e alpinistes për në majën e Malit Everest.
Se kush e ka shkruar këtë libër dhe çka fshihet brenda e kuptojmë së bashku me të në studio.
Ndërsa gazetarja Gentiana Qerimi sjellë më shumë informata rreth Ed Jackson, atletit dhe ish ragbi lojtarit, i cili për disa vite mbeti i paralizuar. Por, cili është synimi i tij e kuptojmë përmes rrëfimit të sjellur.
Në kohë pandemie duket se motorrët e artistëve të ndryshëm janë ndezur. Përmes stories së Adea Grezdës do të kuptojmë më shumë rreth krijimeve dhe veprave gjigante që po i krijojnë disa artist kosovar. Kush janë ata apo ato e kuptojmë sot.
Mos i harroni kuriozitet me Lumin dhe lajmet interesante me Delinën, të mirat e bimës së artiçokës me Gentën.
Ora e Pasdites, nga 16:35, vetëm në Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.