Opinionistët e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari dhe Milaim Zeka, kanë dhënë komentet e tyre mbi eliminimin e Laurentit dhe Fitimit.
Olta thotë se Fitimin e ka penalizuar Larenti, duke qenë si çift brenda shtëpisë.
“Zakonisht banorët që hyjnë më pas, dhe janë në nominim me banorët prej kohësh janë më të rrezikuarit, gjysma e tij Laurenti, ka qenë inegzistent brenda shtëpisë dhe kjo është pjesë që e ka penalizuar çiftin e tyre”, u shpreh Olta.
Kurse Milaimi thotë se ata nuk kanë dhënë asgjë.
“Këta kurrgjë nuk dhanë përveç intrigës dhe xhelozisë që u mundën ta futnin mes Drilonit dhe Sarës, asgjë nuk kanë dhënë për publikun”, tha Milaimi.
https://www.youtube.com/watch?v=rSR0KY0QR-Q
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.