Lajmet e fundit

Në mbrëmjen e së martes, është konstatuar tashmë se gjatë kësaj stine 50% , e njerëzve në një restaurant të pranishëm ishin ata të cilët kishin të veshur bluza me jako në fytë apo rollkë.
Kjo është vërtetuar tashmë edhe nga markat botërore si Coco-Chanel, Delvine, Zulfa, LVS, shkruan Standard, transmeton Klan Kosova. Tashmë secila vajzë mendon që të ketë një bluzë të tillë që mbërthen fytin e saj e nuk janë të vetmet, edhe meshkujt poashtu është vërejtur që në trend të jenë rollkat.
Sipas dizajnerëve ajo cfarë i bënë njerëzit të veshin dicka të tillë nuk është vetëm stina e cila kërkon dicka të ngjajshme por thjeshtë tashmë secili mendon se ndihet rehat me fyt të mbuluar edhe nëse bartë me vete shallën.
Gjithësesi nuk kërkohet vetëm një prei markave një e tillë, cfarë do qoftë ajo do të bënte ngase është shumë e thjeshtë për të u kombinuar me secilën veshje, transmeton Klan Kosova.