Lajmet e fundit

Personat të cilët janë të prirur që të konsumojnë më shumë ushqime të hidhëta janë më të prirur të kenë tipare prej psikopati. Nëse një person pëlqen të pijë kafe dhe xhin me tonik, atëherë tregon se ka tendenca jo normale.
Sipas një studimi që është zhvilluar me persona që pëlqejnë shijet e hidhëta rezulton se kjo është një prirje që tregon se ata kanë prirje për “Makiavellizëm”, sadizëm dhe narcizëm. Persona të tillë janë të prirur të jenë mashtrues dhe kujdesen vetëm për vetën, të pandjeshëm dhe vetjak, zemër ftohtë dhe me shumë dëshirë kënaqen me dhimbjen e dikujt.
Studimi është realizuar nga Universiteti Innsbruck në Austri, ka marrë në shqyrtim njëmijë persona. ek ata që kanë apetit për ushqime të hidhëta, është gjetur se kanë një lidhje të veçantë me veprimet dashakeqe.
Ushqimet e hidhëta përfshijnë, rrepkat, kafja, kakao e pa ëmbëlsuar dhe kinina në lëngun e tonikut. /albeu.com