Në vitin 1927, Çarls D.B. King u sfidua nga Tomas J.R. Folkner në zgjedhjet presidenciale në Liberi.
Sipas të dhënave zyrtare, King u konfirmua president duke fituar 234 mijë vota, edhe pse shteti i varfër afrikan asokohe kishte të regjistruar vetëm 15 mijë votues.
Përveç mandatit të cilin e mbajti deri në vitin 1930, fitorja i bëri presidentit edhe një vend në librin e rekordeve “Guinness” për zgjedhjet më të manipuluara të regjistruara në histori./Shekulli.al
●●●
AFSHKRIMI NGA
Arbër Fetahu
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.