04.10.2015 · përditësuar para 3949 dite1 min lexim
Në një shkollë fillore në Osaka të Japonisë, janë zhvilluar një varg aktivitetesh sportive, mes të cilave edhe formimi i piramidës njerëzore. 150 nxënës u vendosën sipër njëri tjetrit duke formuar një piramidë, por njëri prej tyre ka humbur ekuilibrin duke bërë që piramida të shembet.
Dhjetëra fëmijë u dërguan në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën. /Lajmpress
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.