Lajmet e fundit
Këto të gjetura janë bërë nga autori Thomas C.Corley i cili në pesë vitet e fundit të jetës së tij i ka studiuar veset e 177 milionerëve

Njerëzit e pasur bëjnë gjëra ndryshe nga njerëzit e tjerë – gjejnë ngushëllim në pasiguri, i përndjekin pasionet e tyre dhe së paku 15 minuta në ditë nuk bëjnë asgjë përpos që mendojnë.
Gjithashtu ajo që të gjithë të pasurit bëjnë është zgjimi herët në mëngjes, transmeton Klan Kosova.
Këto të gjetura janë bërë nga autori Thomas C.Corley i cili në pesë vitet e fundit të jetës së tij i ka studiuar veset e 177 milionerëve.
Sipas hulumtimit të tij 50 % e milionerëve zgjohen tre orë më herët se sa orari i rregullt i punës.
Sipas Corley i cili është autori i librit “Ndryshoni shprehitë që ta ndryshoni jetën”, zgjidhja është që të zgjohemi herët.
“Të zgjohesh në pesë të mëngjesit dhe të bësh tre apo katër gjëra që dëshiron përpara se ta fillosh ditën të lejon që të rifillosh kontrollin e jetës tënde”.
“Të jep mundësi që ta kthesh vetëbesimin që ndikon shumë në jetën e secilit. Vetëbesimi të jep ndjenjën e fuqisë dhe ndjenjën që e keni jetën në duar”, është shprehur Corley.
Rekomandimi më i rëndësishëm i tij është që këtë regjim të ri ta filloni nesër.