Lajmet e fundit
Anësori i Kosovës ka kërkuar që humbja ndaj Kroacisë të mbetet në të shkuarën dhe të punohet fort për ndeshjen që e presin skuadrën.

Milot Rashica ka thënë se humbja e thellë ndaj Kroacisë duhet të harrohet sa më shpejtë dhe energjitë duhen fokusuar në përballjen e radhës.
Kosova u mposht me rezultat tenistik nga Kroacia 0:6, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për Botërorin Rusia 2018.
Dhe ylli i përfaqësueses ka thënë se kundërshtari i fortë dhe koha e pamjaftueshme në dispozicion për komponim të skuadrës i penalizuan.
“Duhet ta harrojmë këtë ndeshje dhe të fokusohemi te Ukraina. Ata janë një tjetër kundërshtar i fortë, por atje do të shkojmë dhe të japim më të mirën tonë”.
“Jemi të rinj. Kemi nevojë për kohë që të luajmë së bashku. Primare është që të bëjmë lojë sa më të mira dhe të jemi gati për kampionatin e ardhshëm”.