Nuk kryejmë marrëdhënie intime, jo vetëm gjatë periudhës së menstruacioneve, por edhe në faza të caktuara të jetës në çift.
Këtu janë dhjetë mënyrat se si mungesa e intimitetit ndikon në trupin e mendjen tonë:
- Stërvitja
Kryerja e marrëdhënieve intime është një trajnim i vërtetë muskular. Në periudhat kur shmangim marrëdhëniet zvogëlohet stimulimi i muskujve, fleksibiliteti ynë dhe kapaciteti aerobik.
- Lëkura
Aktiviteti i rregullt intim ndihmon për të përmirësuar qarkullimin e gjakut. Me çlirimin e estrogjenit, lëkura dhe flokët shfaqen më të ndritshme.
- Gjumi
Oksitoksina që çlirohet gjatë marrëdhënieve intime stimulon humorin e mirë, ju ndihmon të relaksoheni dhe promovon relaksim. Gjatë periudhave kur s’bëni dashuri ndiheni nervoz dhe të përgjumur.
- Sistemi imunitar
Sipas studimeve, puthja nxit shkëmbimin e baktereve! Rezultati është se mbrojtja imunitare forcohet, duke përmirësuar mirëqenien, shkruan femina.al. Një arsye më shumë për t’u puthur më tepër.