Lajmet e fundit

Programi i mëngjesit Ora 7 në Klan Kosova, nesër hapet me gazetarin Milot Hasimja, i cili ju sjell një storie nga fusha e natyrës dhe udhëtimit.
Është fjala për Snowcat apo makina për shtypjen e borës, atraksioni më i ri në Boge të Rugovës. Gjithë ata të cilët dëshirojnë që t'i prekin majat më të larta të kësaj ane tashmë e kanë këtë mundësi.
Ndërsa në rubrikën libër, këtë javë Gonxhe Gërxhaliu, ju sjell shkrimtarin e njohur Charles Bukovski me librin e tij të parë “Posta”, i cili se fundi është përkthyer edhe në gjuhën shqipe.