Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik në Kosovë, ka bërë të ditur se masat e ngrohta të ajrit me origjinë nga Afrika veriore do të jenë prezent gjatë javës mbi vendin tonë.
Sipas institutit ato do të favorizojnë kushte për një mot relativisht stabil dhe me temperatura mbi 20C., njofton Klan Kosova.
Një situatë stabile e motit do të vazhdojë deri ditën e premte , ku më tej do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat pasdite vende-vende mund të sjellin riga shiu të karakterit lokal.
Shtypja atmosferike do ti mbajë vlerat e normales.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi maksimale deri 5m/s.