Nëse dëshironi të përjetoni ereksione më të forta, kafeja është zgjidhja juaj.
Sipas një studimi nga Qendra e Shkencave Shëndetësore nga Universiteti i Teksasit, kafeina mund t’iu ndihmojë në zgjatjen e ereksionit.
Studiuesit zbuluan se burrat që rrisnin ekuivalentin e kafeinës nga dy deri në tre filxhanë kafe çdo ditë kishin më pak të ngjarë të kishin probleme ereksioni sesa ata që nuk bënin një gjë të tillë.
“Ne kemi gjetur një mundësi për zvogëlimin e problemeve të ereksionit në mesin e burrave, – me konsum të kafesë – veçanërisht me dy deri në tre filxhan kafe në ditë, që është afërsisht 170-375 mg në ditë”, deklaroi Run Wang, autor i studimit.
Kafeina ndikon në penis në një mënyrë të ngjashme me medikamentin Viagra, deklaroi tutje Wang.
Pija e shijshme bën që arteriet në penisin tuaj të pushojnë dhe rrjedha e gjakut të rritet.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.