Thonjtë e bukur dhe duart manikyr janë pasqyrë e shëndetit tonë dhe mënyrën se si ne trajtojmë trupin tonë. Në qoftë se më shumë dhe më shpesh kemi duar të thata dhe thonjë të brishtë, është shumë e mundshme që ato janë rezultat i kujdesit të papërshtatshëm.
Ja se çfarë mund të dëmtojë thonjtë tuaj dhe si të çrrënjosni këto zakone.
Plasaritja e lëkurës - Nëse qarjet e lëkurës janë të shpeshta, me siguri ju ka ndodhur edhe të ju bëhen plagë. Ata lehtë mund të infektojnë dhe vetëm të thelloni problemin që keni. Në vend të kësaj, në baza ditore aplikoni krem për plasaritje dhe preni thonjtë rregullisht.
Heqja e llakut me xhelë- edhe pse ne dëshirojmë thonjë të lëmuar dhe me shkëlqim, shpesh është e padurueshme kur ne duhet të heqim të vjetrin dhe të vendosim një llak të ri. Në këto situata, ju kujdeseni vet, pa ndihmën e një personi profesional në sallon bukurie, e cila sigurisht nuk është e mirë. Në këtë mënyrë thonjtë tuaj bëhen të brishtë dhe të dobët.
Harroni të lyeni thonjtë me krem- pothuajse është e vetkuptueshme që për duar të plasaritura duhet të aplikohet krem, por shpesh ju harroni thonjtë tuaj. Nëse thonjtë nuk janë hidratuar, kjo gjithashtu mund të çojë në probleme serioze. Pra, herën tjetër që ju të lyeni duart me krem, mos harroni edhe thonjtë tuaj!
Vendosja e thonjëve artificial - Edhe pse tendenca e thonjve artificialë ende nuk është larguar, ekspertët pajtohen se ky zakon nuk është aspak i shëndetshëm. Kimia që ato përmbajnë dëmtojnë thonjtë tuaj dhe i bën ata të hollë dhe të thatë, duke u shkaktuar atyre dëme të përhershme./10minuta/
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.