Lajmet e fundit

Mijëra e mijëra kafene të mbushura plot? Kjo nuk është më çudi në Shqipëri.
Por së fundmi ka një fluks fotosh në rrjet, të shqiptarëve që ndjekin telenovela, kryesisht indiane dhe turke, në çdo ambient të mundshëm.
Por ndërsa shqiptarët kujtojnë me ‘nostalgji’ periudhën otomane, në ekran dhe në jetën e përditshme, shihni çfarë bën kjo mësuese amerikane.
Maria Elena Chavez ka dalë në pension në qytetin e saj, Las Cruces.
Por kjo nuk do thotë se është tërhequr për të parë telenovela.
Jo! Ka ardhur në Shqipëri për të ndihmuar në restaurimin e shtëpive të vjetra të periudhës osmane.
Pasi ka dhënë mësim gjuhët e huaja në një shkollë të mesme për 20 vite, Chavez, që flet anglisht, spanjisht, frëngjisht dhe gjermanisht ka mbërritur në Gjirokastër për të punuar në kuadër të një projekti nga Trashëgimia Kulturore pa Kufinj.
“Gjirokastra quhet Qyteti i Gurtë për shkak se gjithëçka është me gur- çatitë, shtëpitë, shëtitorët”.
Aty ajo ka eksploruar traditën shqiptare, mësoi të kërcente vallet popullore, shijoi ushqimin dhe rakinë vendase.
“Gjëja që më ka surprizuar më shumë janë njerëzit. Ata janë shumë të ngrohtë, të këndshëm, të hapur dhe miqësorë. Nuk isha e sigurt se çfarë më priste”.
Ajo thotë se është kthyer nga Shqipëria me një tjetër botëkuptim për vlerat e Islamit.
“Kurrë nuk u ndjeva në rrezik dhe nuk ndjeva ndonjë armiqësi nga dikush”.
Chavez ishte edhe në Tiranë, në një konferencë paqeje që bashkoi myslimanët, ortodoksët, katolikët dhe hebrenjtë.
“Mesazhi është se ne jemi njerëz në radhë të parë dhe duhet të trajtojmë njëri-tjetrin me dinjitet dhe respekt”.
“E dija këtë përpara udhëtimit, por njerëzit e mrekullueshëm të Shqipërisë më ndihmuan ta përforcoj këtë”./ Mapo.al