18.02.2016 · përditësuar para 3793 dite1 min lexim
Çifti Kuroki janë martuar në vitin 1956, kanë dy fëmijë dhe jetojnë në një fermë në Japoni.
Pasi gruaja e tij humbi shikimin për shkak të diabetit kur ishte 52 vjeçare, ai ka mbjellë lule me ngjyrë roze në kopshtin e shtëpisë së tyre, vetëm e vetëm që ta bënte atë të buzëqeshte përsëri, transmeton Klan Kosova.
Kjo pasi që gruaja pas humbjes së shikimit u bë gjithnjë e më e izoluar dhe për një kohë të gjatë kishte qëndruar vetëm brenda shtëpisë.
Duke menduar për mënyrat se si shoqëria dhe familja ta vizitojë atë përsëri, Kuroki mbjelli lulet ngjyrë roze në të gjithë fermën e tyre.
Ai e kuptoi se këto lule nuk janë vetëm mahnitëse për t’u parë – por kishin edhe një aromë shumë tërheqëse.
Për këtë arsye ai mbolli mijëra lule gjatë këtyre dy viteve të fundit.
Papritmas, zonja Kuroki filloi të dal përsëri në kopsht dhe i’u kthye buzëqeshja në fytyrë.
Madje kjo fermë ka bërë që shumë vizitorë të vijnë e t’i shohin.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.