Lajmet e fundit
Me ajrin e rëndë të ndotur të rrugëve mushkëritë nuk janë shumë të lumtura.

Ndonjëherë mezor presim të futemi në shtëpi me idenë se po futemi në ndonjë ‘bunker’ me ajër të pastër.
Por a jeni të sigurtë se shtëpia juaj përmbanë ajër të pastër?
Edhe nëse po , një bimë pastruese në shtëpi nuk ju bënë keq, përkundrazi këto bimë njihen për vetitë e tyre purifikuese të ajrit brenda shtëpisë.
Ja cilat lule u’a preferojmë?
Aloe Vera – e njohur për benefitet e saj ndaj lëkurës në gjendje normale , është një ndër bimët që pa problem mund ta mbani në shtëpi për të pastruar ajrin.
Palmë Areca – kjo lloj palme rritet më mirë në mjedis të ngrohtë dhe të lagësht, prandaj mund ta mbani afër ballkonit ose afër dritares së dhomës së gjumit.
Bambuja- përveçse një bimë që pastron ajrin e shtëpisë gjithashtu ka një pamje klasike kështu mund ta përdorni edhe si pjesë e dekorimit të brendshëm.
Kane- kjo bimë është shumë e përshtatshme edhe për zyrat. Nuk ka ‘naze’ për dritën dhe mund të ujitet edhe 1 herë në disa ditë.
Fikusi Ali – ky është lloji i dytë i fikusit. Ai ka një bosht të hollë e vazhdon me kurorën që hapet me gjethe të shumta. Nuk rekomandohet të lihet në rrezet direkte të diellit.