Në sytë e miliona fansave, ndjekës të saj në Twitter, J.K Rowling ka kërkuar falje për një veprim të sajin në njërin nga librat e serive të “Harry Potter”.
05.05.2015 · përditësuar para 4095 dite1 min lexim
Ka shkruar serinë e librave të famshëm “Harry Poter”.
Në librat e saj shpesh vdiqën shumë personazhe. Por, deri më tash ajo nuk ka komentuar rreth fatit të tyre. Mirëpo, vdekja e një personazhi i kishte helmuar zemrën edhe asaj.
Autorja e serisë së librave “Harry Poter” në Twitter, nën sytë e miliona fansave kërkoi falje për vdekjen e Fred Weasley, personazh ky, që vdes në një betejë në Hoguarts, shkollën e magjisë.
Rowling në rrjetin social twitter, ka replikur me fansat, të cilët i kërkonin llogari për të preferuarit e tyre të librit, të cilët po ashtu ndërruan jetë përgjatë shtatë serive të librit.
klanksova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.