Cole e ka konfirmuar se kishte qenë i përfshirë në iniciativën që Dr. Dre të nënshkruajë me Kendrick Lamar-in.
Kjo ra si temë në një intervistë të re me Nardwuar-in, i cili e pyeti direkt nëse J. Cole i kishte treguar Dr. Dre-së për Kendrick-un.
Pas nja 15 sekonda heshtjeje, në të cilat çaste J. Cole shihte nga kamera dhe nga Narduwar-i ai iu gjegj:
“Kush ta ka thënë këtë? Kush ta ka dhënë këtë informatë?”
“Përgjigja është që po, i kam thënë. Nuk do të them që kam qenë i pari që ia kam thënë...por kur ia kam përmendur Dre-së, ai m’u pat përgjigjur: ‘Hej, e di ti se çfarë bën’.
https://www.youtube.com/watch?v=okF5gOTX9uM
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.