Izraeli vrau shkencëtarë dhe ekspertë të përfshirë në programin bërthamor të Iranit gjatë sulmeve, tha ushtria e tij të shtunën, duke e rritur numrin e të vrarëve nga gjashtë në nëntë.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se Ali Bakhouei Karimi, Mansour Asgari dhe Saeed Barji - ekspertë përkatësisht në mekanikë, fizikë dhe inxhinierë materialesh - u vranë nga sulmet të premten, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Vdekjet e tyre u konfirmuan nga agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim e Iranit.
Izraeli kishte thënë më parë se kishte vrarë gjashtë ekspertë të përfshirë në programin bërthamor, së bashku me tre udhëheqës kryesorë ushtarakë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.