Lajmet e fundit

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës edhe pse kanë rënë dakord për një armëpushim.
Një zëdhënës i IDF-së tha të mërkurën se rreth 400 boshte tunelesh janë zbuluar dhe shkatërruar që nga 7 tetori.
Zëdhënësi tha se ka kryer sulme të mëtejshme në infrastrukturën e Hamasit dhe vazhdon të shënjestërojë luftëtarët e tij, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
IDF gjithashtu thotë se trupat tokësore kanë kryer bastisje në Sheikh Za'id në veriperëndim të Jabalya.