Lajmet e fundit

“Në orët në vijim, IDF do të veprojë në këtë zonë, ashtu siç ka bërë ditët e fundit në mbarë Teheranin, për të goditur infrastrukturën ushtarake të regjimit iranian,” shkruan zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Avichay Adraee, në platformën X, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ai ka bashkangjitur një hartë me paralajmërimin, duke treguar se banorët në pjesë të distriktit të tretë të qytetit duhet të largohen nga zona.
“Prania juaj në këtë zonë rrezikon jetën tuaj”, u tha në fund të paralajmërimit.