Lajmet e fundit

“Sipas vlerësimit të zyrtarëve të lartë të Drejtorisë së Inteligjencës së IDF, dëmi ndaj programit bërthamor nuk është një goditje e vetme, por një dëmtim sistemik – arritja kumulative dhe na lejon të përcaktojmë se projekti bërthamor i Iranit ka pësuar dëme të rënda, të gjera dhe të thella dhe është kthyer mbrapa me vite,” tha Eyal Zamir të mërkurën, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Ai shtoi se Izraeli kishte përmbushur qëllimin e tij për të hequr atë që ai e quajti një "kërcënim ekzistencial" nga Irani.
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha se “fundjavën e kaluar, Shtetet e Bashkuara kryen me sukses një goditje të madhe precize ndaj objekteve të pasurimit bërthamor të Iranit dhe ishte shumë, shumë e suksesshme”.