Lajmet e fundit

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan se, tre muaj më parë, vranë tre udhëheqës të lartë të Hamasit në Gaza.
Midis tyre është Rawhi Mushtaha, i identifikuar nga IDF si kreu i qeverisë së Hamasit, së bashku me Sameh al-Siraj dhe Sami Oudeh, të cilët ishin përgjegjës për sigurinë në Hamas.
IDF thotë se ata ishin fshehur në një kompleks nëntokësor në veri të Gazës dhe u vranë nga sulmet ajrore, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Izraeli thotë se Hamasi nuk i njoftoi vdekjet "për të parandaluar humbjen e moralit dhe funksionimin e operativëve të tij terrorist".