Lajmet e fundit

Në një postim në rrjetet sociale, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se aeroportet e goditura ndodheshin në pjesët perëndimore, lindore dhe qendrore të Iranit.
IDF shton se sulmet me dron shkatërruan avionë luftarakë F-15 dhe F-5, një avion furnizues me karburant dhe një helikopter sulmues AH-1 Cobra, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, sipas IDF, janë dëmtuar edhe pista dhe bunkerë nëntokësorë.
Nuk është e qartë se kur kanë ndodhur këto sulme.
Irani ende nuk i ka konfirmuar këto sulme.