Lajmet e fundit

Izraeli thotë se forcat e saj kanë gjetur trupat e gjashtë pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës.
Në një deklaratë, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se trupat u gjetën të shtunën në një tunel nëntokësor në zonën Rafah.
IDF i emëroi pengjet si Carmel Gat, Eden Yerushalmi, Hersh Goldberg-Polin, Alexander Lobanov, Almog Sarusi dhe Master Sgt Ori Danino.
Zëdhënësi i kësaj force, Daniel Hagari tha se një vlerësim fillestar ishte se ata ishin "vrarë brutalisht nga terroristët e Hamasit pak para se t'i arrinim ata".
Pasi u konfirmua vdekja e Goldberg-Polin - një qytetar amerikan - presidenti amerikan Joe Biden tha se ishte "i shkatërruar dhe i zemëruar" nga lajmi, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Në deklaratën e saj të dielën në mëngjes, IDF tha se trupat ishin "rikthyer në territorin izraelit".
“Ata u morën të gjithë peng më 7 tetor [2023] dhe u vranë nga organizata terroriste Hamas në Rripin e Gazës”.
Në deklaratë shtohet se familjet e tyre tashmë janë njoftuar.