Lajmet e fundit

Ushtria izraelite thotë se një avion luftarak ka kryer një sulm në Jenin në Bregun Perëndimor.
Një person u vra dhe dy u plagosën, tha ministria palestineze e Shëndetësisë, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa palestinezët jetojnë si në Gaza ashtu edhe në Bregun Perëndimor, territoret kontrollohen nga grupe të ndryshme.
Hamasi ka sunduar mbi Gazën që kur mori kontrollin në vitin 2007 pas një lufte të shkurtër civile me Autoritetin Palestinez.
Bregu Perëndimor, ndërkohë, ende drejtohet nga Autoriteti Palestinez, i kryesuar nga presidenti Mahmoud Abbas.