Lajmet e fundit

Zyra e Koordinimit të Aktiviteteve Qeveritare në Territor të Izraelit (COGAT) thotë se 225 kamionë që transportonin ndihma humanitare u "inspektuan dhe u transferuan sot në Gaza".
Kjo zyrë tha se 134 nga kamionët ishim me ushqim, ndërsa pjesa tjetër transportonte ujë, pajisje mjekësore dhe pajisje strehimi.
"Nuk ka asnjë kufi për sasinë e ndihmës që mund të hyjë në Gaza", thuhet në njoftimin e COGAT.
COGAT gjithashtu tha më herët se 120 kamionë ndihma u dërguan në veri të Gazën gjatë javës së fundit.