Ushtria izraelite tha se ka vrarë kreun e inteligjencës për forcat e armatosura të Iranit, Gholam-Regha Merhabi.
Ata tani thonë se kanë vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë që nga fillimi i operacionit të tyre, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit thonë se Merhabi ishte i përfshirë në punën e inteligjencës dhe menaxhimin e sulmeve ndaj Izraelit gjatë vitit të kaluar.
Më herët sot, media shtetërore e Iranit raportoi se gjenerali Mehdi Rabbani, zëvendëskreu i operacioneve, u vra gjithashtu në sulme.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.