Lajmet e fundit

Izraeli planifikon të miratojë ndërtimin e më shumë se 3 mijë e 300 shtëpive të reja në Bregun Perëndimor, ka njoftuar qeveria izraelite.
Shtëpitë pritet të ndërtohen në zonat e vendbanimeve Maale Adumim, Efrat dhe Kedar, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Në njoftim është bërë e ditur se ndërtimi i ri është një përgjigje ndaj të shtënave pranë një postblloku izraelite në Bregun Perëndimor, ku një person u vra dhe pesë u plagosën.