Lajmet e fundit

Irani ka lëshuar më shumë se 300 dronë dhe raketa në Izrael.
Prej të cilave 99% u rrëzuan, në bashkëpunim me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.
Në një konferencë për mediet, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari tha gjithashtu se disa prej raketave gjatë natës ishin nga Iraku dhe Jemeni.
“Së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe partnerë shtesë, ne arritëm të mbronim territorin e shtetit të Izraelit. U shkaktuan shumë pak dëme – ky është rezultat i operacioneve mbresëlënëse të IDF”, tha ai, shkruan CNN, përcjell klankosova.tv