Lajmet e fundit

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se disa raketa janë hedhur në drejtim të zonës së Jerusalemit të premten në mbrëmje sipas kohës lokale.
IDF-ja identifikoi të paktën gjashtë lëshime, tha ushtria për CNN. Tre nga raketat u kapën dhe tre nuk u kapën sipas protokollit, që zakonisht do të thotë se ato pritej të uleshin në zona të hapura ose nuk përbënin kërcënim, transmeton Klankosova.tv.
Sulmet shënojnë herën e parë që nga 30 tetori që në Jerusalem u aktivizuan sirenat që paralajmëronin për një kërcënim rakete.