Qeveria izraelite thotë se ka rënë dakord me propozimin e Donald Trump për armëpushim, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Në një deklaratë, thuhet se : "Izraeli do t'i përgjigjet me forcë çdo shkeljeje të armëpushimit".
Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi përmes një postimi në platformën Truth Social se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit është arritur.
“Armëpushimi është tani në fuqi. Ju lutem mos e shkelni!”, ka shkruar ai.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.