Lajmet e fundit

Ron Prosor, ambasadori izraelit në Gjermani, u ka kërkuar vendeve të huaja që të dërgojnë anije spitalore në Egjipt.
Prosor tha se ato do të përdoren për të trajtuar palestinezët e plagosur që hyjnë në Egjipt nga Rripi i Gazës.
Në një radio-intervistë me "Kan", transmetuesin publik të Izraelit, ai shtoi: "Nuk e di ende nëse do të ndodhë. Ne e kërkuam këtë. Supozoj se po diskutohet. Ekziston një prirje, këtu në Evropë, për të ndihmuar në çështjet humanitare në çdo mënyrë të mundshme”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Javën e kaluar, Franca tha se po dërgonte një anije në Mesdheun lindor për të "mbështetur spitalet e Gazës".