Izraeli nisi një ofensivë të re në Gaza gjatë fundjavës, pikërisht kur presidenti i SHBA-së Donald Trump u largua nga rajoni pa nënshkruar një armëpushim dhe marrëveshje për pengjet.
Ushtria izraelite tha se forcat e saj u zhvendosën në veri dhe jug të Gazës gjatë ditës së kaluar si pjesë e operacionit "Qerret e Gideonit", për të cilin Izraeli paralajmëroi se do të ndodhte nëse Hamasi nuk bie dakord për një marrëveshje të re pengjesh sipas kushteve të tij, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Operacioni tokësor erdhi pas disa ditësh sulmesh të rënda ajrore në Rripin e Gazës, të cilat sipas autoriteteve shëndetësore, kanë zhdukur familje të tëra.
Izraeli thotë se do të lejojë një "sasi bazë ushqimi" në enklavën e rrethuar, një lëvizje për të cilën kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu la të kuptohet se ishte për shkak të presionit të fortë nga aleatët e Izraelit.
Hamasi dhe Izraeli gjithashtu filluan bisedimet indirekte në kryeqytetin e Katarit Doha të shtunën.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.