Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) kanë thënë se po vazhdojnë të sulmojnë objektivat e Hezbollahut në Libanin jugor.
Në një përditësim, IDF tha se dy nga ushtarët e saj u plagosën nga dy dronë shpërthyes, të cilët thotë se u lëshuan nga Hezbollahu, raporton
BBC.
Ministria e shëndetësisë e Libanit ka thënë se katër persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur në një sulm izraelit në qytetin jugor të Zilayas.
Pikërisht këtij qyteti i është bërë një paralajmërim evakuimi nga zëdhënësi i IDF-së, Avichay Adraee.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.