Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, ka njoftuar se 15 persona janë evakuuar nga Izraeli, të cilët në momentin e sulmit nga Irani, kishin qenë atje.
Hasani bëri të ditur se shtatë nxënës nga Shqipëria, tre nga Kosova dhe pesë punonjës të Ministrisë së Turizmit dhe familjarë të tyre kanë mbërritur sot në Qipro, transmeton Klankosova.tv.
Ai theksoi se ata do të udhëtojnë drejt Tiranës e Prishtinës.
Gjithashtu kryediplomati njoftoi se ata janë shëndosh e mirë.
"Prej mbrëmjes së të shtunës, përmes koordinimit të pandërprerë me ambasadat e Republikës së Shqipërisë në Izrael e Egjipt, nisëm punën për të organizuar kthimin e të gjithë qytetarëve shqiptarë, fluturimet e të cilëve u anuluan për shkak të situatës së tensionuar në rajon", tha ai.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.